Kamarierin në Tiranë e gjen belaja me një kliente, ajo harroi orën, kurse ai…

Aug 12, 2017 | 20:37
SHPËRNDAJE

Nje djale i ri, i cili punon kamarier ne nje lokal ne kryeqytet, eshte futur ne telashe, per nje ore dore, te cilen as nuk e ka vjedhur, gjithmone sipas deshmise qe ai ka dhene ne Polici.

Ai eshte kallezuar nga nje grua e cila e kishte harruar oren e saj ne lokal, por kur eshte kthyer nuk e ka gjetur më.

kamarieri-c1200x600_1472196149-6012252

I pyetur nga klientja, kamarieri i cili i ka sherbyer, nuk e ka pranuar ta kete dorezuar ne banakun e lokalit orën, as ta kete marre për vete, por tha se e ka hedhur ne koshin e mbeturinave.

Por ndaj tij kane nisur hetimet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Behet fjale për shtetasin me inicialet A.P, 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili punon ne nje lokal në rrugën “Sami Frashëri”, si kamarier.

“Ai ka gjetur në një tavolinë një orë dore, që ishte harruar nga shtetasia I.T, vjeç 57, banuese në Tiranë, të cilën nuk e ka dorëzuar në banak, por e ka hedhur në koshin e mbeturinave”, tha Policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura