“Kam frikë se koha ka ardhur miqtë e mi”, gazetarja me kancer lë mesazhin prekës

Sep 4, 2018 | 9:01
SHPËRNDAJE

Rachael Bland, gazetarja e BBC e cila ka kancer të pashërueshëm, ka zbuluar në mediat sociale se ajo “ka vetëm ditë” për të jetuar. 40-vjeçarja, nene e nje djali 2 vjec, u diagnostikua me kancer të gjirit në nëntor 2016.

bland

Muajin e kaluar ajo tha se ishte në një “garë kundër kohës” për të botuar një liber me kujtime për djalin e saj dyvjeçar, Freddie, dhe besonte se ajo kishte “më pak se një vit” jete.

bbc

Por, dje ne nje shenim ne Twitter ajo shkruante: Kam frikë se koha ime ka ardhur miqtë e mi. Dhe krejt papritur. Kam vetëm pak ditë jetë, është vërtetë surreale. Faleminderit shumë për të gjithë mbështetjen që më keni dhënë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura