Kalojnë 6 ditë nga zhdukja, Egjipti: Te ne nuk ka anije të rrëmbyer

Jun 24, 2016 | 14:28
SHPËRNDAJE

Asnjë sinjal nga marinarët që rezultojnë të rrëmbyer prej gjashtë ditësh, rrëmbim të cilin e ka marrë përsipër shtetasi Adel Mohamed Salam, i punësuar si marinar në anijen “Çelepia 2”.

Luan Mema, marinari i mbajtur peng nga egjiptiani Salam
Luan Mema, marinari i mbajtur peng nga egjiptiani Salam

Me gjithë interesimin e autoriteteve shqiptaro-egjiptiane lidhur me rastin në fjalë, nuk është pikasur ende vendndodhja e peshkarexhës së rrëmbyer.

Informacione nga Egjipti thonë se, pas hetimeve të kryera nga autoritetet egjiptiane, në territorin e tyre nuk ndodhet asnjë anije e rrëmbyer.

Tek autoritet shqiptare ende nuk ka mbërritur asnjë informacion mbi koordinatat e vendndodhjes së peshkarexhës, për shkak se ka fikur blu box-in, me qëllim të mos pikaset nga radarët.

Ndërsa prej dy ditësh, të gjitha aparaturat sinjal-përcjellëse të anijes janë fikur, duke shkëputur çdo kontakt me autoritetet.

Egjiptiani Adel Mohamed Salam, dy ditë më parë kontaktoi me bashkëkombësin e tij, duke pohuar se anija “Çelepia 2” është marrë peng nga ana e tij dhe ndodhet në portin e Aleksandrisë në Egjipt, por ky informacion nuk u rezulton autoriteteve, të cilat do të kishin mundur ta lokalizonin nëpërmjet valëve të telefonit autorin e pengmarrjes së anijes dhe dy marinarëve shqiptarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura