Kalendari i javës së tretë / Ndryshojnë oraret, Skënderbeu-Partizani luhet të shtunën

Sep 18, 2017 | 21:03
SHPËRNDAJE

Java e tretë e Kategorisë Superiore do të vendosë në zbatim ndryshimin e orarit të fillimit të ndeshjeve. Sfidat e dy javëve të para kishin dy orare, 16:00 dhe 19:00, ndërsa që nga fundjava e ardhshme, takimet e Superiores do të luhen në orën 14:00 dhe 17:00.

Kategoria Superiore

 Sipas kalendarit të publikuar në faqen zyrtare të FSHF-së, java e tretë do të hapet me sfidat e drekës të shtunën në orën 14:00, kur Lushnja do të presë Kamzën në “Loni Papuçiu” të Fierit, ndërsa Luftëtari do të presë Vllazninë në Gjirokastër. Sfidat në fjalë do të tregojnë edhe një herë pretendimet e këtyre katër skuadrave të cilat kanë pasur luhatje të mëdha në dy javët e para.

Skenderbeu-Partizani

Supersfida e kësaj jave, dueli Skënderbeu-Partizani do të luhet po të shtunën, me fillimin në orën 17:00. Të dy skuadrat vijnë nga barazimet e javës së dytë dhe kanë nevojë për një sukses për të mos humbur ritmin që u duhet për kreun.

Pretendentja tjetër për titull, Kukësi, pret të dielën në drekë Laçin në fushën e vet, në një duel shumë të komplikuar. Ndërsa java do të mbyllet me sfidën e orës 17:00 mes Teutës dhe Flamurtarit.

NDESHJET

E shtunë, më 23.09.2017

Lushnja-Kamza 14:00

Luftëtari-Vllaznia 14:00

Skënderbeu-Partizani 17:00

E diel, më 24.09.2017

Kukësi-Laçi 14:00

Teuta-Flamurtari 17:00

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura