“Ishalla do shkojë ndryshe puna ime”, batuta e Ramës kur i kujtuan se në Lurë ishte edhe Mehmet Shehu

Jun 16, 2018 | 12:25
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka premtuar sot në Lurë projektet e rëndësishme të zonës, duke nisur nga rruga e Lurës që e ka bërë të pamundur lëvizjen në këtë zonë dhe ka mbajtur larg turistët.

rama

“Kjo rrugë kërkon aventurierë, ose hallexhinj si ju që doni s’doni, do e bëni këtë rrugë”- tha Rama gjatë takimit me banorë të zonës sot paradite.

Rama ka premtuar se do ta bëjë këtë rrugë. “Kjo na bëhet kafshata e dytë e madhe për buxhetin, se kafshatat e mëdha do i lëmë në Dibër, së bashku me Rrugën e Arbrit. Edhe kjo rrugë e bukur të thuhet dhe të bëhet por nuk është kafshatë e lehtë se do fond të konsiderueshëm. Ne nuk do e lëmë rrugën pa e bërë, vetëm mos filloni që sot në FB të më thoni pse nuk u bë rruga, se nuk bëhet kaq kollaj sa thuhet fjala”- tha Rama.

Teksa fliste, Rama ka kerkuar nga banoret qe te shajne per cfare te duan. “Tani thoni gjithcka keni per te thene, cfare doni, ketu me keni, prandaj kam ardhur”.

Dikush i kujtoi se ne Lure ka qene edhe Mehmet Shehu. Rama nuk e ka kursyer nje batute dirket. “Ah, ishalla do shkojë ndryshe puna ime,” tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura