“Ka një luftë të qartë të mafias me mua”- Meta për paditë e ngritura ndaj tij në SPAK: Përralla, duan të heqin vëmendjen nga inceneratorët

Sep 12, 2022 | 22:23
SHPËRNDAJE

Ilir Meta i cilësoi paditë e çuara në SPAK ndaj tij si të orkestruara nga mafia për të hequr vëmendjen nga afera e inceneratorëve.

ilirmeta2

Kreu i PL-së theksoi se asnjë nga këto manovra nuk do ta bëjë që ai të devijojë nga denoncimet e bëra për korrupsionin me djegësat e plehrave.

Ai ftoi institucionet e drejtësisë që të bëjnë çdo hetim për të dhe shtoi se nuk ka asnjë shqetësim pasi është i pastër.

Meta: Ka një luftë të qartë të mafies me mua dhe unë e bëj me shumë qejf këtë luftë me mafian, as më kërcet fare për ta dhe në radhë të parë me Edi Ramën. Nuk pengoj askënd të bëhet pjesë e këtij enturazhi mafioz të Edi Ramës, dhe të gjithë atyre peng të cilëve është Edi Rama.

Mos kujtoni se Edi Rama është zot i kësaj loje, ai është një instrument dhe do të jetë një viktimë e kësaj loje ku ka hyrë vetë. Ne nuk kemi dashur të hyjë në këtë lojë sepse dëmton veten dhe vendin.

SPAK-u të hetojë ku të dojë, të hetojë në Amerikë, në Zelendën e re në Zimbabve, s’ka asnjë shqetësim. Ne nga këto hetime faktike me vulë dhe me firmë të Edi Ramës do t’i shkojmë deri në fund dhe nuk e shmangin këto përralla mediatike. Të gjitha lojërat që bëhen për të spostuar vëmendjen nga afera e inceneratorëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura