“Ka ende kohë për reflektim!”- Presidenti Meta reagon pas apelit të David McAllister mbi miratimin e Kodit Zgjedhor

Oct 28, 2020 | 18:35
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta reagon pas thirrjes së kryetarit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister, thekson se mazhoranca ka ende kohë për të reflektuar.

ilir meta 6

Meta e falënderon zt. McAllister, sipas të cilit, si askush tjetër, bëri çdo gjë edhe katër vite më parë, që vendi ynë të mos kishte zgjedhje penalizuese për integrimin evropian, “siç fatkeqësisht ndodhën”.

Reagimi i Metës:

E falënderoj Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, z.David McAllister, mik i vërtetë i Shqipërisë dhe popullit shqiptar, për angazhimin e tij të sinqertë e të vazhdueshëm, për zgjedhje të lira e të ndershme.

Z.McAllister, si askush tjetër, bëri çdo gjë edhe katër vite më parë, që vendi ynë të mos kishte zgjedhje penalizuese për integrimin europian, siç fatkeqësisht ndodhën.

Ka ende kohë për reflektim!

Lexo edhe:

Votimi i Kodit Zgjedhor pa pritur opinion e Venecias, David Mecallister: Shumë i shqetësuar! Do ishte jo produktive për konferencën e parë ndërqeveritare!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura