“Ka deputetë inaktivë”- Rritja e pagave për pushtetarët e administratën, ekspertja e ekonomisë: Të reformohej, po punësohen individë sipas preferencave politike

May 27, 2023 | 12:45
SHPËRNDAJE

Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj është shprehur se përpara se të rriteshin pagat për administratën, duhej të bëhej një reformimin i institucioneve shtetërore.

E ftuar në Panorama TV, ajo theksoi se vitet e fundit kemi rritje të konsiderueshme të punonjësve në administratën publike, punësim që bëhet në bazë të preferencave politike.

Ndërkohë shtoi ajo reforma e pagave do të duhej të shoqërohej me reformë strukturore ku në punë të qëndronin individë të kualifikuar.

Sa i përket rritjes së pagave të deputetëve, ekspertja theksoi se “ka ligjvënës që janë inaktivë”.

Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj: “Në vitin e fundit kemi rritje të konsiderueshme të numrit të punonjësve të administratës publike.

Kjo rritje e numrit është shumë më e madhe se sa ka qenë më parë, është gati 50% më tepër, ndërsa shumë shërbime janë dixhitalizuar.

Certifikata merret në e-albania nga vetë qytetari. Jo se zyrat e gjendjes civile janë mbyllur, por stafi duhet të jetë më i reduktuar në tërësinë e funksioneve të administratës, në të gjitha ata sektorë ku është futur dixhitalizimi.

Nëse themi që këtyre individëve do iu rrisim pagën, por këta nëpunës civil, vërtet duhet të kenë pagë më të lartë, por të kenë edhe produktivitet pune më të madhe, të jenë më profesionalë, më të kualifikuar. Synohet që ulet kosto në mënaxhimin publik.

Nëse vijojmë të punësojmë individidë me preference politike, atëherë do të kemi stërfryrje të administratës publike dhe kosto do të jetë edhe më e madhe.

Nëse reforma e pagave që pretendon qeveria, do shoqërohej me reformë të menaxhimit të burimeve njerëzore, me një reformë strukturore, në punë do qëndronin individë të kualifikuar, të aftë që dinë ta bëjnë punën dhe do sillte tkurrje.

Amortizohen kostot e rritjes së pagave sepse paguhen individët që realisht punojnë. Kjo do të bënte që ky investim në pagë që qeveria bën të ketë një vlerë vërtetë. Në rast të ligjvënësve, kemi thënë që numri i deputetëve është shumë i madh në krahasim me popullsinë e kufizuar që ne kemi.

Dhe në të tilla raste mund të ketë kufizm të mandatit të deputetit dhe duke marrë në konsideratë që ka shumë deputetë që janë inakvitë. Ata nuk japin një produkt në fund të muajit ose të vitit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura