“Ka 40 vjet që pret për Nobelin në Letërsi”/ Helena Kadare për nobelisten franceze: Nuk e njohim, nuk e kam njohur kurrë

Oct 6, 2022 | 16:51
SHPËRNDAJE

GAZETA SHQIPTARE/ Helena Kadare, bashkeshortja e shkrimtarit të famshëm shqiptar, Ismail Kadare, në një prononcim për Euronews, ka folur për fituesen e fundit të nobelit në letërsi.

helenakadare-ismailkadare

Sipas jurisë së Nobelit, çmimi në Letërsi për vitin 2022 iu dha shkrimtares Ani Ernaux.

Ky çmimi i është dhënë shkrimtares franceze  “për guximin dhe mprehtësinë klinike me të cilën ajo zbulon rrënjët, veçimet dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale”.

Helena Kadare:

Edhe pse jetojmë në Francë nuk e njohim këtë emër. Nuk e kemi njohur kurrë. Është një emër që e dëgjojmë për herë të parë.  

Ismail Kadare:

As unë se kam njohur.

Helena Kadare:

Ka 40 vjet që pret në listën e fundit. Edhe fakti që se ka marrë tregon se kemi një juri të njëjtë dhe ka thënë jo për 40 vjet. Është e njëjta juri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura