Juventusi i jep ultimatum Kiezës, klubi kërkon qartësi nga sulmuesi përpara skadimit të kontratës

Apr 25, 2024 | 17:44
SHPËRNDAJE

Tani Juventusi e ka me nxitim! Kërkon të blin dojë investimin e bërë mbi Kiezën dhe ka nevojë për qartësi dhe menjëherë madje. Kualifikimi në Champions-in e sezonit të ardhshëm do të ndezë semaforin jeshil, ndonëse futbollisti kërkon që të njohë projektin e ri teknik.

alegri kieza

E thënë më shkurt, Federiko ka marrëdhënie shumë të mira me drejtuesit e klubit, por ato me Masimiliano Alegrin çalojnë dhe keq madje. Për këtë arsye, nëse “Zonja e Vjetër” kërkon nga Kieza që të nisë të mendojë seriozisht nëse e do rinovimin me Juven, futbollisti kërkon të dijë nëse Alegri do të qëndrojë ose jo. Dhe nëse trajneri konfirmohet, duket e vështirë që Kieza të pranojë të zgjasë bashkëpunimin me Juventusin. Arsyeja lidhet se 26-vjeçari nuk duket shumë komod me skemat dhe idetë e lojës së “Konti Maks”, e mbase nuk është i vetmi në Torino.

Të bërit dy detyra në të njëjtën kohë nuk i lejon atij ndoshta që të jetë shpërthyes si në kohët e arta, sidomos ato me Italinë në kohën e Roberto Mançinit, ndonëse drejtuesit e Juventusit as që duan t’ia dinë për këtë gjë, prandaj ditën e djeshme i kanë lëshuar një ultimatum të ftohtë: Të marrë një vendim brenda mesit të muajit maj, e thënë ndryshe, menjëherë pas finales së Kupës së Italisë. Përndryshe, do të jetë klubi ai që pavarësisht rrezikut për të humbur një lojtar që deri pak kohë më parë ishte shumë i rëndësishëm dhe ndoshta mund të rikthehet të jetë, ta nxjerrë në merkato atë dhe të tentojë maksimumin nga kartoni i tij, duke qenë se kontrata e Kiezës skadon më 30 qershor 2025. Kohët janë shumë të shkurtra, ndërsa vendimet janë ndër më të rëndësishmet, pasi në lojë është e ardhmja dhe karriera e një lojtari që ka shumë simpatizues të rëndësishëm, por ndoshta dëshira për të mos u stërvitur më nga Alegri mund të parakalojë dashurinë e tij për Juventusin.

Nëse Kieza kërkon të vazhdojë, atëherë duhet të pranojë një zgjatje kontrate deri në vitin 2028, por vetëm me rrogën aktuale (5 milionë euro), plus një seri bonusesh që mund të shtohen për të pasuruar përfitimin. Në të kundërt, ankandi për Kiezën do të hapet nga shifra 45 milionë euro, me shpresën se konkurrenca e fortë sidomos me shumë klubeve angleze mund të bëjë që vlera e kartonit të tij të rritet të paktën deri në 60 milionë euro, çfarë është edhe shuma që në Torino shpresojnë të marrin nga shitja e italianit. Një shifër e rëndësishme kjo, duke menduar se nga sezoni i ardhshëm Federiko Kieza do të jetë në skadencë kontrate, prandaj shitja është e detyrueshme që të bëhet këtë verë…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura