“Ju presin javë e muaj të vështirë”- Vuçiç ironizon deklaratat e ministrit të Kosovës: Më vjen mirë që kanë ditë të lehta, sidomos me ndërprerjen e energjisë

Sep 16, 2022 | 18:07
SHPËRNDAJE

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Mbrojtjes në Kosovë, Xhelal Sveçla i cili është shprehur se “Serbinë e presin ditë të vështira”.

vucic

Në një intervistë Vuçiç, ka ironizuar duke thënë se “i vjen mirë që kanë ditë të lehta përpara”, sidomos me ndërprerjet e energjisë elektrike.

“Kjo funksionon shkëlqyeshëm për ta me energjinë e fikur dhe është vërtet e lehtë dhe e këndshme për ta. Dhe do të jetë e lehtë dhe e këndshme për ta”, tha Vuçiç.

Ministri Sveçla deklaroi në një intervistë se: “Sa i përket aspiratave shoviniste të Vuçiqit në raport me Kosovën, mund të premtoj ditë të vështira, javë të vështira, muaj të vështirë për të. Sa i përket stabilitetit të Kosovës, ai stabilitet do të forcohet. Rendi dhe ligji do të mbretërojnë atje edhe më shumë. Dhe shumë shpejt ne do t’i ofrojmë mundësinë çdo qytetari të asaj zone që të jetojë në paqe.”

Teksa i konsideroi “punë të Kurtit”, presidenti Vuçiç referuar deklaratave u përgjigj: “Gjithmonë më pëlqente kur dikush na kërcënonte. Thjesht lëreni të vazhdojë të kërcënojë. Ai është shumë i rrezikshëm dhe i rëndësishëm, ndaj do të ishte mirë nëse vazhdonte me të njëjtin ritëm.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura