Ju duhet dëshmi penaliteti? Nga sot aplikimi bëhet ndryshe, ja ç’duhet të dini

Jan 7, 2020 | 10:40
SHPËRNDAJE

127_shqiptaretjashte

Nëse do ju duhet nga sot te aplikoni per te marre nje deshmi penaliteti, gjerat kane ndryshuar me fillimin e 2020-s.

Sot ky shërbim kryhet me zero lekë, përmes smartfonit apo kompjuterit, duke hyrë në portalin e-albania dhe brenda 6 ditësh vjen edhe përgjigja me vulë elektronike.

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije permes nje postimi ne Facebook ndryshimet e reja.

Ja çfarë shkruan Rama:

Deri javën e shkuar, për 30 vjet me radhë, për të marrë një DËSHMI PENALITETI, aplikohej në postë, me një pagesë 430 Lek. Aplikimi shkonte tek zyra e gjëndjes gjyqësore, ku bëheshin verifikimet për RRETH 15 DITË mesatarisht dhe më pas, dëshmia i dërgohej qytetarit prapë në postë, ku ai duhet të shkonte përsëri për ta marrë?

Çdo ditë kryhen mesatarisht 400 aplikime të tilla, pra 12 mijë qytetarë në muaj shkonin mbanin radhë në postë, një herë për ta kërkuar dhe një herë për ta marrë dëshminë?

Sot ky shërbim kryhet me ZERO LEKË, përmes smartfonit apo kompjuterit, duke hyrë në portalin e-albania, ku BRENDA 6 DITËSH vjen edhe përgjigja me vulë elektronike?

#RevolucionDigjital2020??? #ShërbimePublike #PaRadha #PaRryshfet #PaEcejake?

Administrata në këmbë për qytetarin?Jo më qytetari në këmbë për administratën?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura