Jorgo Goro dhe Fredi Beleri në qeli, pas mbledhjes me tensione zgjidhet kryetarja e komanduar e Bashkisë Himarë (Emri)

Mar 29, 2024 | 12:13
SHPËRNDAJE

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në Këshillin Bashkiak.

fredi beleri jorgo goro himare tensione keshill bashkiak

Blerina Bala ishte në garë me nënkryetarin e kësaj bashkie Pervin Gjikuria, por ky i fundit u tërhoq.

Kryetarja e komanduar u zgjodh me 15 vota pro, 9 nga PS, 1 PSD, 1 MEGA, 1 PD, 2 Bashkë Fitojmë dhe 1 LZHK.

“Së pari me lejoni të bëj një falenderim të veçantë për besimin që më është dhënë sot. Në muajt ne vijim fokusi i bashkise Himare do te jete e perqendruar ne pune me qellim permbushjen e objektivave dhe synimeve, sidomos referuar sezonit turistik. Jam e ndergjegjshme qe asnje pune nuk behet vetem, ndaj mendoj se pas 10 muajsh te veshtire, Himara meriton qe midis aktoresh vertikal dhe horizontal, te kete bashkepunim sa me te ngushte e mbeshtetje sa me te madhe. Ju faleminderit”, tha ajo.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak vjen pas arrestimit të kryetarit në detyrë Jorgo Goro për shpërdorim detyre. Jorgo Goro me një letër nga qelia e burgut drejtuar prefektit të Qarkut dha dorëheqjen nga posti.

Gjithashtu në burg ndodhet edhe Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i dënuar me 2 vite burg pasi u kap duke blerë votat para zgjedhjeve vendore të 14 majit.

LEXONI EDHE: Mbështetësi i Fredi Belerit pështyn në fytyrë Vangjel Tavon! Çfarë ndodhi në mbledhjen e tensionuar të Këshillit Bashkiak të Himarës

Mbledhja e Këshillit bashkiak të Himarës u shoqërua me tensione të ashpra. Qytetarë dhe mbështetës të Fredi Belerit u futën në ambientet e brendshme të bashkisë Himarë, ku u përplasën edhe me policinë.

Ata kërkuan largimin e prefektit të Vlorës, Vangjel Tavo dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Blendi Klosi.

Ndërsa në momentin kur Tavo është larguar, një mbështetës i Fredi Belerit e ka pështyrë në fytyrë atë dhe më pas kanë debatuar edhe me fjalë.

Pas tensioneve të krijuara drejtuesi politik Blendi Klosi dhe prefekti i Qarkut të Vlorës u larguan. Gjithashtu “braktisën” sallën edhe këshilltarët.

Ndërkohë mbledhja u shty për në orën 12:00, pa praninë e qytetarëve, ku u mor edhe vendimi për komandimin në krye të Bashkisë Himarë të Blerina Balajt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura