“Jo detyrimisht se je e bukur…”- Pasi e quajti prezantuesen më kot, Xhensila Pere “sulmon” sërish Alesia Bamin: Për atë punë nuk bën, vendin ta zërë dikush që e meriton

May 30, 2020 | 10:45
SHPËRNDAJE

Pas përplasjes së bujshme pak ditë më parë, Xhensila Pere sulmoi sërish Alesia Bamin. Xhensila tha se fakti që është e bukur jo detyrimisht e bën prezatuese.

Ajo shtoi se Alesia nuk bën si prezantuese dhe se vendin e saj duhet ta zërë dikush që e meriton.

“E kam quajtur një çik të paaftë. Jo detyrimisht se je e bukur dhe duhet të bësh prezantuesen. Është diçka shumë e gabuar. Nuk e kam vënë re vetëm unë por e kanë vënë re edhe publiku i gjerë. Jo detyrimisht se je e bukur mund të prezantosh apo të hysh në një panel prezantuesish me një eksperiencë qe janë kolegët e saj në fjalë. I bëra një super kompliemnt vajzës se ka qenë edhe tek Miss Univers. Po thjesht për atë punë nuk bën televizioni po pret dhe përcjell shumë njerëz të aftë dhe të paaftë. Kështu që mendoj se ka nevojë për një sitë dhe vendin ta zërë dikush që e meriton,”- u shpreh Xhensila.

Ajo theksoi në television nuk mund të dalësh vetëm për të qeshur sikur je në kafe pasi publiku pret që moderatorët të jenë inteligjentë dhe të mirë në artikulim.

“Nuk është thjesht për të dalë dhe për të dhënë një buzëqeshje për publikun apo të qeshur sikur jemi në një kafe. Publiku pret artikulim, një lloj inteligjence, të përcillen lajmet. Unë ua plas në fytyrë. Mendoj me zë të lartë. Nuk e bëj enkas. Duhet ti ul dozat e sinqeritetit,”- shtoi Xhensila e ftuar në emisionin “Kafe shqeto”.

Ndërsa theksoi se: “Gati 80% e moderatoreve janë thjesht një gjë e bukur për tu parë dhe me gafa nga mëngjesi deri në darkë.”

Në një intervistë pak kohë më parë, Xhensila Pere u shpreh se prezantuesja më kot në televizionet shqiptare është ish-velina Alesia Bami.

Ajo tha se Alesia nuk është e denjë për prezantuese dhe duket sikur është në kafe e jo në moderim.

“Për mendimin tim janë formatet e gabuara. Alesia Bami është kaq e bukur, unë e kam pasur edhe tek Missi. Është kaq e mirë, por në vendin e saj duhet të kishte qenë dikush shumë herë më i aftë. Më duket sikur është në një kafe. Është shumë e bukur, por për aty nuk më duket dhe aq e denjë,”- tha Xhensila.

Ish-velina iu përgjigj duke thënë se secila ka vendin e vet dhe është aty ku e meriton.

Ndërsa e falënderoi që bëri të mundur që emri i saj të bëhej lajm pasi kishte disa ditë pa dalë në portale.

“Unë realisht mendoj, që gjithsecili është aty ku e meriton. Unë kam vendin tim ajo të sajën. Më bëhet shumë qejfi dhe e falënderoj atë vajzën, për faktin sepse kisha 24 orë pa dalë në portal dhe më nxori prapë. Deri në momentin që emri im i shërben jam shumë e lumtur,”- tha Alesia.

/Panoramaplus.al

      

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura