Jep dorëheqjen gjyqtari i Apelit, nga “21 janari” te “Hakmarrja për Drejtësi”, dosjet e bujshme që gjykoi

Nov 4, 2019 | 8:43
SHPËRNDAJE

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Agim Bendo ka paraqitur kerkesen per doreheqje prane Keshillit te Larte Gjyqesor.

Agim-Bendo

Ne mbledhjen e sotme te KLGJ mes pikave te tjera ne rendin e dites do te shqyrtohet sot edhe kerkesa e gjyqtarit Agim Bendo per doreheqje.

“Shqyrtimi i projektvendimit “Për mbarimin e statusit të magjistratit, të gjyqtarit Agim Bendo, për shkak të dorëheqjes nga detyra e gjyqtarit” i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës”- thuhet ne rendin e dites se Keshillit te Larte Gjyqesor.

Emri i tij nuk eshte i panjohur, pasi ka pasur ne shqyrtim ceshtje te rendesishme. Agim Bendo ka qene pjese e trupit gjykues per “21 janarin”.

Ai ka qene gjithashtu edhe pjese e trupit gjykues bashke me gjyqtarin Shkelqim Miri, qe u denua, per vendimin ndaj Gentian Dodes.

Bendo ka gjykuar dosjen Hakmarrja për Drejtësi si dhe ka qene anetar i trupit gjykues ne çështjen e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura