“Jemi shqiponjë me dy koka, nuk zihemi në befasi! Shikojmë 360 gradë”- Rama flet për mosmarrëveshjet me Kurtin për Open Balkan: Mos prisni kurrë që mes meje dhe Albinit…

Nov 26, 2021 | 12:40
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun kosovar Albin Kurti, u ndal dhe në polemikën e krijuar pas refuzimit të Kosovës për të marrë pjesë në Open Balkan.

Sipas Ramës qëndrimi i ndryshëm për këtë çështje nuk do të thotë që kjo duhet të bëhet pengesë për pengimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Mosdakordësinë mes tij dhe Kurtit në lidhje me Ballkanin e Hapur Rama e krahasoi me shqiponjën me dy koka, e cila ka një trup statik, dhe dy koka që shikojnë nga të gjitha anët për të mos u zënë në befasi.

“Për Ballkanin e Hapur është një debat i hapur mes meje dhe Albinit dhe mos prisni kurrë që mes meje dhe Albinit të gjitha debatet të jenë të mbyllura, pastaj i bie që të ndryshojmë emrat, të mos jemi ata që jemi.

Është filozofia e një marrëdhënieve mes njerëzish që nuk rrinë dot pa menduar dhe e kanë problem po të mendojnë njësoj”, tha Rama.

Pjesë nga fjala

Tani mendimi i Shqipërisë, mendimi i kësaj qeverie, mendimi im lidhur me Kosovën dhe Serbinë nuk është as sekret as i panjohur. Është një mendim që unë e kam shprehur në krye të herë dhe në mes të Beogradit, është i njëjti mendim dhe nuk ka ndryshuar. Për sa i përket Open Balkan kemi qasje të ndryshme. Duhet të mësoheni me faktin se edhe kur nuk kemi të njëjtin mendim, kjo nuk duhet të na pengojë për të fuqizuar marrëdhëniet mes nesh. Nëse do më lejoni t’i referohem shqiponjës me dy koka, njëra kokë sheh nga njëra anë, koka tjetër sheh nga ana tjetër dhe trupi qëndron drejt, që do të thotë se shqiponja është e informuar vizualisht në 360 gradë.

Mos kini asnjë dyshim se shqiponja me dy koka rrezikon të kapet në befasi pasi sheh kontrollon të dyja anët anët. Jemi shqiponjë me dy koka, kur të vijë dita që të jemi shqiponjë me një kokë, rreziku është të kafshojmë veten më shumë se sot që nuk e kemi këtë luks dhe këtë qëllim. Jam optimist për zhvillimin e marrëdhënieve tona, por dhe angazhimin e vendosur në funksion të këtyre marrëdhënieve.

Për Ballkanin e Hapur është një debat i hapur mes meje dhe Albinit dhe mos prisni kurrë që mes meje dhe Albinit të gjitha debatet të jenë të mbyllura, pastaj i bie që të ndryshojmë emrat, të mos jemi ata që jemi.

Është filozofia e një marrëdhënieve mes njerëzish që nuk rrinë dot pa menduar dhe e kanë problem po të mendojnë njësoj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura