Java e hapur/ Ogerta Manastirliu bën bilancin e vaksinimeve në Shqipëri. Ja mesazhi i ministres pas konfirmimit të variantit Delta

Jul 26, 2021 | 9:55
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë bilancin e vaksinimeve gjatë javës së hapur, ku patën mundësi për të marrë dozat edhe qytetarë mbi 18 vjeç.

manastirliu-vaksina

Sipas ministres gjatë kësaj jave janë kryer rreth 70 mijë vaksinime duke e çuar në 1,138,771 vaksinime që prej fillimit të këtij procesi.

Statusi i plotë

Rreth 70.000 vaksinime u kryen gjatë javës së hapur për qytetarët +18 vjeç, duke e çuar në 1,138,771 vaksinime që prej fillimit të këtij procesi.

Mirënjohje për vaksinatorët tanë që nuk e kanë ndalur punën për asnjë moment, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj vaksinimi dhe respektimi i masave antiCOVID, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit.

#ShqipëriaBuzëqesh

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura