Humbja kundër Sasuolos së Bajramit, Inzagi: Nuk ishim në ritmin e duhur, ata e merituan fitoren!

May 5, 2024 | 13:30
SHPËRNDAJE

Trajneri i Interit, Simone Inzagi doli në një deklaratë për mediat pas humbjes 1-0 ndaj Sasuolos. Ai u shpreh se si fillim i vjen keq për tifozët dhe që skuadra e tij nuk ishte në formë.

inzagi

“Ne e nisëm me ritëm të ngadaltë, nuk iu qasëm mirë ndeshjes. Pas golit të tyre ne lëvizëm më mirë dhe luajtëm më shpejt, ndoshta e merituam të barazonim në pjesën e parë, krijuam raste në fundin e fraksionit hapës. Na vjen keq për shumë tifozë që ishin këtu të pranishëm. Në fund Sasuolo ka meritat e veta për këtë fitore”, u shpreh Inzagi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura