“Janë aneks i qeverisë” – Basha akuza ndaj “Rithemelimit”: Me vendimin për Xhaçkën jemi në krizë Kushtetuese, pse nuk e bllokojnë tani foltoren?

Apr 18, 2024 | 10:13
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha është ndalur të flasë për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, pak minuta para nisjes së seancës, duke akuzuar grupin e “Rithemelimit” se janë aneks i qeverisë.

Basha shprehet se ata për pesë muaj bënë betejë për interesat pernale, që janë kundër interesave të qytetarëve.

Kanë 5 muaj qe bllokojnë kuvendin, gjoja e bllokojnë, kalojnë vendimet te rëndësishme pa opozitë dhe pastaj behen bashke per nje amnisti që liron të korruptuarit dhe nuk liron protestuesit që u ngriten  kunder te korruptuarve.

PAKTI vazhdon. Duan t’i imponohen PD. PD ka marre vendime. Rama kërkon të përdore këto pazarxhinj për t’i për një nder atyre dhe merr nderin tjetër ne kthim që është qëndrimi gjoja i parakorduar i Olta Xhackes, është totalisht i rakorduar.

Do e cojnë papat në Kushtetuese, për cfarë kushtetuesja e dha vendimin. Parlament nuk e zbatoi, atëhere ngrihu dhe blloko foltoren” tha fillimisht Basha.

Në lidhje me vendimin e 4 deutetëve që mbështesin Bashën për të mos firmosur padinë për ridërgimin në Kushtetuese padinë për mandatin e Xhaçkës, Basha tha se Kushtetuesja e dha vendimin dhe tanimë me venndimin e Parlamentit jemi në krizë dhe rindërgimi nuk zgjdh gjë.

Bubat e Nikolles ju mashtrojnë ju dhe opinion publik j  cdo bub kur leh e ka me te keq do dhe te haje, lehjet e këtyre bubave e kanë pasur për te ngrëne.

Me vendimin e Kushtetuese për Xhacken ne jemi në krizë. Këta nuk bëjnë asgjë, sepse e kanë ngrënë lugën e corbës.

Këta janë ngritur për 5 muaj, për të mbrojtur interesat e veta kundër interesave të qytetarëve.

Janë kthyer në një aneks për PS. Përvec kallëzimit për Nikollën, jane bllokimet e iniciativave tona.

Ky parlament në sytë e shqiptarëve ka marrë fund, kështuqë vëmendja jonë është tek shqiptarët” shtoi Basha.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura