Janë 928 persona në total/ Kreu i KLP, kërkesë ministres Manastirliu: Të vaksinohen prokurorët

Jun 22, 2021 | 13:07
SHPËRNDAJE

 

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gentian Ibrahimi përmes një letre drejtuar ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kërkon përfshirjen e prokurorëve, anëtarëve të Këshillit, oficerëve të policisë gjyqësore dhe stafin administrativ, në listën prioritare për vaksinim.

gent

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë bën me dije se në këtë grup janë në total 928 persona.

Në emër të KLP-së, kryetari Gent Ibrahimi i dërgoi sot znj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kërkesën për përfshirjen e prokurorëve, anëtarëve të Këshillit, oficerëve të policisë gjyqësore dhe stafin administrativ, në listën prioritare për vaksinim. Në total grupi i sipërpërmëndur konsiston në 928 persona. Në vijim mund të gjeni shkresën zyrtare”, thuhet në njoftimin për media.kkk

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura