“Jam vetëkarantinuar prej javës së kaluar”- Edhe aktorja e “Frozen 2” infektohet me koronavirus: Më testuan vetëm sepse …

Mar 18, 2020 | 12:19
SHPËRNDAJE

Aktorja e famshme e “Frozen 2” ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Rachel Matthews zbuloi në Instagram se ishte karantinuar që nga java e kaluar për shkak të sëmundjes.

26-vjeçarja, e cila luan rolin e Honeymaren në filmin vizatimor, shkroi në rrjetet sociale: “Rezultova pozitive me COVID-19 dhe jam në karantinë prej javës së kaluar.”

Ndërsa më pas shtoi: “Nuk e di cili do jetë hapi i rradhës por padyshim do qëndroj në karantinë derisa të më këshillohet të veproj ndryshe.”

Mattheës, e cila ka luajtur edhe në filmin “Looking For Alaska”, shpejgoi se simtomat i ndryshonin përgjatë ditëve.

“Më testuan për koronavirus vetëm sepse kisha qëndruar pranë një personi që rezultoi pozitiv dhe kisha simptomat e virusit,”– tregoi aktorja, duke kritikuar sistem shëndetësor.

Ndërsa u kujtoi ndjekësve të saj të pushojnë, të pinë sa më shumë lëngje dhe të vetëkarantinohen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura