“Jam Ilir Meta unë”- Hetimi i SPAK, ish-presidenti: Edi Rama është legen, erdhi në politikë si çuni i Netës dhe do ikë si kurbani i…

Sep 12, 2022 | 22:22
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me hetimin e SPAK ndaj tij. Meta u shpreh mbrëmjen e sotme në “TPZ” se për të, të rëndësishme janë vetëm hetimet për Inceneratorët.

meta-i-rama

Ai u shpreh se Edi Rama është autokrat, por nuk do të arrijë qëllimin që ka ndaj tij. Më tej Meta e cilësoi kryeministrin “një legen që erdhi në politikë si çuni i Netës dhe do ikë si kurbani i Ilir Metës”.

“U uroj suksese në veprimtarinë e tyre. Nuk ka asnjë lloj ndryshimi për ne. Për ne të rëndësishme janë Inceneratorët. Ai është autokrat, unë jam Ilir Meta.

Ta shikojmë diktaturën e tij. Ai është një legen. Ai e di shumë mirë që është një legen. Ai do qajë të vijë ashtu. Ai erdhi në politikë si çuni i Netës dhe do ikë nga politika si kurban i Ilir Metës”, tha Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura