“Jam e tronditur nga ngjarja”/ Flet vajza e të moshuarës që u dhunua nga infermieret në Pejë: Disa ditë më parë vura re shenja dhune tek mamaja

Nov 2, 2022 | 21:44
SHPËRNDAJE

Dhuna e infermiereve ndaj të moshuarës në një azil në qytetine  Pejës, ka tronditur opinionin publik. Publikimi i pamjeve të rënda ka sjellë shumë reagime duke dënuar aktin e infermiereve.

Vajza e të moshuarës, Zhaneta Nura tregon se ka vënë re shenja dhune tek nëna e saj edhe disa ditë më parë.

Në një prononcim për TV Dukagjini, Nura është shprehur se pasi pa videon e të ëmës, kërkoi menjëherë që ajo të nxirrej nga azili.

Nura: Minimumi një herë ose dy herë në javë e kam vizitu nënën. Tash para 4-5 dite kam qenë në rezidencë, në herën e fundit, e kam parë një shenjë dhune në faqe, por s’më ka shkuar mendja që ka dhunë në një rezidencë me standarde zivcerane.

Kam qenë në punë kur më ka ardhë ky xhirim. Mamën e kam tërhequr automatikisht prej aty dhe tani shpresoj që drejtësia ta qes në dritë këtë punë.  Nënës time i ndodhi, por mos t’i ndodh dhe të tjerëve.

Vajza ka deklaruar se për strehimin e nënës së saj në këtë qendër, familja e saj ka paguar 600 euro për muaj, duke i bartur edhe shpenzimet e veshmbathjes dhe terapisë mjekësore.

Nura: Ka qenë tronditje e madhe, stres i paparë. Kur një dhunë bëhet ndaj një nëne të sëmurë në atë rezidencë, të cilës s’di a t’i them rezidencë më. Besoj që secili prej qytetarëve më kupton. S’kam fjalë me përshkru dhimbjen që ka ndodhur. Kemi paguar 600 euro në muaj. Veshmbathja ka qenë prej nesh, terapia prej nesh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura