“Jam burri i dashnores tënde. Që të hesht dua 50,000 euro, ose të vras”

Feb 10, 2016 | 15:20
SHPËRNDAJE

Karabinierët e Romës kanë arrestuar një 45-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili shtirej si burri e një gruaje me të cilën një tregtar roman 31-vjeçar kishte një raport intim dhe u përpoq për t’i grabitur 50 mijë euro në këmbim të heshtjes.

Lajmi ne mediat italiane
Lajmi ne mediat italiane

Sipas mediave italiane, shqiptari u paraqit me një emër të rremë dhe i tha biznesmenit se i përket një grupi të rrezikshëm kriminal shqiptar.

Ai e kishte kërcënuar t’i jepte 50 mijë Euro ndryshe do ta vriste.

Tregtari nga Roma kishte denoncuar ngjarjen në polici dhe së bashku me hetuesit kishte sajuar një takim me shqiptarin për t’i dhënë shumën e parave të kërkuara.

Gjatë momentit që do kryhej shkëmbimi i parave, shqiptari u arrestua në flagrancë nga policia. Emri i shqiptarit nuk është bërë me dije nga mediat italiane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura