Ja rekordet që nuk kanë thyer ende Ronaldo dhe Mesi

Jan 21, 2016 | 18:19
SHPËRNDAJE

Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi mund të jenë futbollistët që po thyejnë rekorde të njëpasnjëshme në botën e futbollit, por UEFA ka listuar një sërë rekordesh që dy futbollistët e më- sipërm duhet të thyejnë në kompeticionet europiane.

_78928706_messi_ronaldo_getty

Më shumë gola në finale – 7 Alfredo Di Stefano dhe Pushkash (të dy me fanellën e Realit).

Gola në më shumë finale – 5 Alfredo Di Stefano në 1956, 1957, 1958, 1959, 1960.

Më shumë gola në një finale- 4 Ferenc Pushkash me fanellën e Realit të Madridit.

Më shumë gola në fazën e grupeve – 53 Një rekord i tillë mbahet nga Raul Gonzales.

Më shumë gola në fazën çerekfinale – 14 Alfredo Di Stefano.

Suksese me ekipe të ndryshme – 3 Klasens Sedorf (Ajaks 1995, Real Madrid 1998, Milan 2003, 2007).

Gola të shënuar me skuadra të ndryshme – 6  Një rekord të tillë e mban Zlatan Ibrahimoviç, i cili ka gjetur rrjetën me Ajaksin, Juventusin, Interin, Barcelonën, Milanin dhe PSG-në.

Golashënuesi më i vjetër në finale – Paolo Maldini ka gjetur rrugën e rrjetës në moshën 36 vjeç dhe 333 ditë në sfidën Milan-Liverpul.

Golashënuesi më i vjetër në grupe – Françesko Toti 38 vjeç dhe 59 ditë ka gjetur rrjetën në ndeshjen CSKA-Roma.

Goli më i shpejtë në Champions – E ka shënuar Roj Makaj për 10.12 sekonda në ndeshjen Bajern-Real Madrid, e cila u luajt në vitin 2007.

Goli më i shpejtë në finale – Paolo Maldinit iu deshën 53 sekonda në ndeshjen Milan-Liverpul, e luajtur në vitin 2005.

Golat në një sezon – Këtë rekord e mban Radamel Falkao me skuadrën e Portos. Ai ka shënuar 18 gola.

Hat-tricku më i shpejtë – Bafetimbi Gomisit iu deshën vetëm tetë minuta për ta dërguar topin në rrjetë 3 herë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura