Ja momentet kur piloti mësonte si të fluturonte në adoleshencë (VIDEO)

Mar 30, 2015 | 10:59
SHPËRNDAJE

Nje video regjistrim eshte publikuar nga mediat e huaja, ne te cilen tregohet bashkë-piloti Andreas Lubitz, duke qeshur dhe u argëtuar teksa fluturonte në një avion pa motor, një avion i lehtë që është projektuar për të fluturuar për periudha të gjata pa përdorur një motor.

Video ne te cilen duket piloti Lubitz

28-vjeçari, i cili e rrëzoi avionin e Germanwings në Alpet franceze, duke vrare 150 persona, thuhet se është vetë ai, personi qe qesh në këto pamje. Teksa ngrihet nga toka vetëm dhe bën një fluturim të shkurtër me avionin pa motor në Gjermani.

Piloti, besohet të ketë qenë në adoleshencën e tij kur është bërë regjistrimi, i publikuar nga ITV News. Ndërsa ai e kishte filluar trajnimin për pilot të nivelit të dytë në vitin 2007, kur ishte 20 vjeç.

Ai beri një pushim gjashtë mujor per shkaqe mjekësore, por u kthye dhe më vonë u bë një pilot i kualifikuar, duke marrë një rol kryesor në Lufthansa në 2013 duke grumbulluar më shumë se 600 orë fluturimi.

Kërkimet në shtëpinë e tij, pas fatkeqësisë së javës së kaluar gjetën disa shënime, qe tregonin se ai ishte i paaftë për të punuar.

Prokurorët pohuan se kishte shumë gjasa që ai e kishte fshehur sëmundjen “nga punëdhënësi i tij dhe kolegët e tij profesionale”. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura