Izolim personal në “Appiano”, ja si “luftëtari” Eriksen jeton karantinën dhe përgatit kthesën

Mar 23, 2020 | 20:32
SHPËRNDAJE

Nëse po të mos ishte për faktin që përreth tij, në botë, po ndodh ajo që po ndodh, mund të konsiderohej pa frikë si stërvitja e një “murgu-luftëtar”: si protagonisti i një filmi që largohet nga rutina e përditshme e metropolit për t’iu drejtuar një vendi më të qetë në kërkim të formës fizike dhe rritjes.

Eriksen Inter

Kristian Eriksen ka zgjedhur të përjetojë autoizolimin e tij pas pozitivitetit të Daniele Ruganit në “Appiano Gentile”. Vendosi kështu sepse banesa e tij e re nuk ishte gati dhe sepse hoteli ku po jetonte do të mbyllej, por edhe për të përdorur këtë perdiudhë ndalese të forcuar për të hyrë gjithmonë e më shumë në botën e Interit.

Antonio Konte për momentin nuk është në seli, në qendrën stërvitore ndodhet vetëm një pjesëtar i stafit. Megjithatë programi është i qartë dhe trajneri me mesazhet e tij di në çdo rast të qëndrojë pranë lojtarëve.

FIZIKU – Duke qëndruar tek izolimi, Eriksen nuk ka frikë për krahasime. “Appiano” është një zonë e qetë ku edhe në kohë normale, edhe në ditët kur Milano (40 kilometra larg) janë më të zhurmshme, mbizotëron një qetësi e mbytur: paesazhe të bukura, shumë pak njerëz dhe një dëshirë e madhe për të ngadalësuar. Nuk ka nevojë të kërkosh pushimin, të imponohet.

Në këto ditë po punojnë pak vetë, funksionon lavanderia dhe kuzhina, me kuzhinerin që përgatit gjithë vaktet të cilat më pas u dërgohen futbllistëve në shtëpitë përkatëse. Në këtë vend është zhvendosur prej pak kohësh Eriksen. Ndodhet i vetëm, partnerja Sabrina dhe djali Alfred ishin rikthyer në Danimarkë disa ditë përpara Juve-Inter. Tani fantazisti ndihet si në hotel, por me një fushë për t’u stërvitur:

Konte i ka dhënë secilit prej lojtarëve një program stërvitor që parashikon seanca ditore, prej 90-120 minutash secilën. Interi ndërkohë u ka dërguar në shtëpi biçikleta, pesha dhe mjete stërvitore të gjithëve, por danezi nuk ka nevojë: pasi përfundon mëngjesin, e pret palestra; pas drekës ka fushat për të vrapuar, një luks krahasuar me shokët. Sigurisht, seancat janë individuale, por nuk i mungon asgjë për t’u përgatitur më së miri.

skysports-christian-eriksen_4905888

MORALI – As dielli, gjatë ditëve të fundit, aq sa në videot e publikuara në rrjetet sociale pamja e Eriksen tregon shenjat: përveç mjekrrës së rritur, dallohet një skuqje prej nordiku me pushime në Itali. Pavarësisht se festë nuk është… Megjithatë morali për momentin nuk e ndien.

Kushdo që e njeh e cilëson si një person që dashuron të ndjekë rutinat e tij. Dhe në javën e tij të dytë në “Appiano” qëndron i karikuar, i motivuar dhe i vetëdijshëm që shqetësimet e vërteta nuk janë këto. Duket i gatshëm të shndërrojë këtë në një mundësi: të stërvitet në maksimum për të kthyer fatin e tij tek Interi, që deri tani nuk ka shkuar siç pritej. Rastet për të treguar se çfarë futbollisti është, megjithatë, nuk do i mungojnë.

Përgatiti: LEDIO NASE – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura