VIDEO/ “Iu shua familja nën gërmadha në Thumanë” – Rama shkëmben batuta me Albert Carën. Tregon çfarë i tha babai në një ceremoni mortore në jug

Feb 27, 2020 | 20:47
SHPËRNDAJE

Albert Cara, i vetmi i mbijetuar nga familja Cara në Thumanë është kthyer nga Italia, ku edhe u dërgua për një mjekim më të specializuar. 54-vjeçari nga Thumana, gruan, dy djemtë, vajzën, të fejuarën e djalit, nusen e xhaxhait dhe mbesën e tij.

albert cara rama

Familja Cara është transferuar në një shtëpi të re, ku për vizitë ishte kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Alberti u shpreh se dy mundësi kishte në këtë “rilindje në jetë” që e quajti ai, ose të çmendej dhe t’i binte murit me kokë, ose të merrte hunj dhe të dilte rrugëve.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Rama, i cili tha se nuk i duheshin më njerëz të tij, sepse i mjaftonin ata që kishin, duke iu referuar opozitës dhe protestave të saj. Kjo deklaratë e tij shkaktoi të qeshura tek gjithë të pranishmit në shtëpi.

“Unë në Itali i bëra të gjithë miq, mësoja italianët të flisnin shqip. Shkëmbenim batuta. E ndjeja se kishte ndodhur diçka po nuk më tregonin. Pasi e mora  vesh dy mundësi kisha, ose të çmendesha dhe t’i bija murit me kokë e të kapja hunjtë e te dilja rrugëve duke bërtitur, ose të vazhdoja jetën që më ka taksur zoti”, tha Alberti.

Ndërsa pas kësaj kryeministri u shpreh: “Jo, jo t’i rrofsh  nuk na duhet edhe një më tepër me hunj, pasi na mjaftojnë ata që kemi”.  

Në përpjekje për ti dhënë forcë Albert Carës, kryeministri i rrëfeu edhe një fjalë që i kishte thënë babai kur kishin marrë pjesë në një ceremoni mortore në jug.

“Ti paç jetën e gjatë dhe të të rrojnë ata që ke këtu rreth e rrotull, se ata nuk kthehen më të shkretët.

Babai im thoshte kur shkonim në këto ngushëllimet në jug, ata kur kanë këto vakitë fillojnë ato vajet që të shkatërrojnë. Ai thoshte kur të vdes mos më shqetëso ti duke qenë i mërzitur sepse atje ku shkoj unë dua që ti te jesh mirë. Dhe të gjithë ata që janë pas të jenë mirë, sepse i dukej sikur ajo dhimbja madhe e shprehur i ngjante sikur nuk i linte rehat shpirtin në botën tjetër”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura