Iu sekuestrua 500 mijë euro pasuri, flet 72-vjeçari nga Vlora: Pashë lajmin në TV, më vjen turp, në Itali kam shkuar për…

| 21:55
SHPËRNDAJE

luan-beshaj-1

Luan Beshaj eshte personi qe shihni ne foton me lart, 72 vjeçari te cilit policia i sekuestroi te premten një pasuri me vlerë 500 mijë euro, që dyshohet se janë krijuar nga pastrimi i parave nga të ardhura kriminale.

I moshuari i ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij dhe në një prononcim për ‘News24’, Beshaj thotë se nuk ka në pronësi asnjë automjet.

Policia njoftoi se ne pasuritë e sekuestruara janë 2 apartamente banimi në Vlorë dhe Orikum, 1 pemishte në Radhimë, 2 automjete dhe 2 llogari bankare.

Ndersa per akuzen se ka qene i dënuar në Itali për trafik droge, i moshuari shprehet se ka udhëtuar drejt Italise vetem për arsye shëndetësore dhe atje ka qëndruar më pak se 15 ditë.

“Sa vajta në shtëpi, pashë lajmin në TV. Në radhë të parë unë nuk kam makina fare. Shtëpinë një në Orikum e kanë djemtë. Unë jetoj me gruan. Gjatë këtyre viteve kemi punuar gruaja në spital unë në naftë.

Më vjen turp një herë, jam shumë i ofenduar që më bëhet një akuzë e padrejtë. Të paktën 100 milion lekë është pasuria ime edhe e familjes”, u shpreh ai.

Ai shton se të ardhurat e janë siguruar me punën e 5 anëtarëve të familjes së tij dhe mohon që vlera të kapë shumen e 500 mije eurove.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.