Itali, arrestohet shpërndarësi shqiptar i drogës, i dënuar me 1 vit burgim

Apr 17, 2015 | 19:33
SHPËRNDAJE

Karabinierët e Umbertide kanë arrestuar një shtetas shqiptar 40-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet me dije, pasi ishte dënuar për shpërndarje droge. Shqiptari, banor në një qytet në krahinën e Perugia, ishte shpallur në kërkim për shkak se duhet të shlyente një dënim me burgim për 1 vit.

Policia italiane

 

Në vitin 2013, mëoshet se shqiptari u arrestua duke shpërndarë drogë pranë Perugia dhe, pas një periudhe të shkurtër paraburgimi, u lirua për t’u gjykuar në liri.

Gjykata shpalli fajtor 40-vjeçarin shqiptar me leje qëndrimi të vlefshme, dhe e dënoi atë me një vit burg.

Për këtë arsye ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti që u ekzekutua dje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura