Ismail Kadare feston 88-vjetorin e lindjes, presidenti Begaj: Jetë të gjatë shkrimtarit tonë të madh! Është një urë e fortë e jona me perëndimin

Jan 28, 2024 | 10:08
SHPËRNDAJE

Presidenti Bajram Begaj ka bërë një mesazh urimi për shkrimtarin e mirënjohur, Ismail Kadare në 88 vjetorin e tij të lindjes.

423161844_354828313989612_4180693704836055641_n

Kreu i Shtetit, teksa i uron jetë të gjatë dhe shëndet Ismail Kadaresë, shprehet shkrimtari është “një urë e fortë e jona me perëndimin”.

“Jetë të gjatë dhe shëndet shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare!

Universi i tij i mrekullueshëm letrar i përcolli Shqipërinë perëndimit, nëpërmjet Ilirisë, legjendave ballkanike, Homerit në epopetë shqipe dhe Eskilit në dramat e kohëve moderne.

Kadare eshtë një urë e fortë dhe e bukur e jona me perëndimin”, shkruan Begaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura