Ishte me miqtë duke festuar/ 40 vjeçari shqiptar gjen vdekjen e menjëhershme pasi hidhet në pishinë. Dyshohet se…

Aug 9, 2020 | 16:15
SHPËRNDAJE

Një burrë 40-vjeçar vdiq në pishinë mbrëmjen mes të shtunës dhe të dielës.

annegato lido savio 9 agosto 2020 4

Viktima, banor shqiptar në Carugate (Milano), sipas indikacioneve të para ka goditur kokën pas një zhytjeje në ujë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 11:00 të së shtunës në mbrëmje në pishinën e një hoteli rezidencial në Ravenna.

Informacionet paraprake sipas mediave italiane, thonë se burri ishte me miqtë duke festuar pranë pishinës, kur u hodh në ujë. Pas pak ai u pa i shtrirë në ujë, tashmë i pavetëdijshëm.

Shërbimet e urgjencës u alarmuan, por manovrat e ringjalljes nuk patën efekt dhe vdekja e burrit u deklarua në vendngjarje. Karabinierët e ishin gjithashtu të pranishëm për veprimet e para hetimore.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura