Ishte kthyer në tmerrin e kavajasve, policia bie në gjurmët e të riut. Çfarë u bënte nëpër banesa

Aug 14, 2019 | 11:30
SHPËRNDAJE

Zbardhen 4 vjedhje banesash të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Kavajës. Pas një pune hetimore me metoda speciale të hetimit, finalizohet operacioni policor i koduar “Shëtitësi 1” dhe bie në pranga 29 – vjeçari i cili kryente vjedhje banesash të ndryshme.

pranga afgani

Si rezultat i operacionit u bë ndalimi i shtetasit: B. A., 29 vjeç, banues në Luz të vogël Kavajë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas muajt e fundit në qytetin e Kavajës ka vjedhur në 4 banesa, në të cilat ka vjedhur vlera monetare, bizhuteri dhe orendi të ndyshme shtëpiake.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” në ngarkim të B. A

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura