Ishte implikuar në korrupsionin dhe përvetësimin e parave të gruas më të pasur në Afrikë, bankieri gjendet i vdekur në banesë

Jan 23, 2020 | 16:26
SHPËRNDAJE

Një bankier i përfshirë në çështjen e përvetësimit dhe pastrimit të parave kundër gruas më të pasur të Afrikës, Isabel dos Santos, është gjetur i vdekur në Lisbonë.

Nuno Ribeiro da Cunha administroi llogarinë e firmës së naftës Sonangol, e drejtuar më parë nga Dos Santos, në bankën portugeze, EuroBic.

45 vjeçari vdiq të mërkurën por ngjarja u raportua të enjten. Kjo pasi ai u përfshi si i dyshuar në çështjen e korrupsionit.

Dos Santos mohoi akuzat për korrupsion pas publikimit të dokumenteve.

Da Cunha u gjet i vdekur në një nga pronat e tij në Lisbonë.

Një burim policie tha për mediat portugeze se sipas hetimeve paraprake bëhet fjalë për vetëvrasje.

Sipas mediave Da Cunha provoi të vriste veten edhe më parë këtë muaj dhe vuante nga depresioni.

Të mërkurën EuroBic tha se do t’i jepte fund marrëdhënieve të biznesit me Dos Santos, e cila thuhet se është aksionerja kryesore e bankës përmes dy kompanive që ajo zotëron.

Më vonë u raportua se gruaja më e pasur e Afrikës po shiste kapitalin e saj të aksioneve në bankë.

Banka shtoi se do të hetojë transferimet me vlerë dhjetëra miliona dollarë që ajo kishte bërë.

Prokurorët po kërkojnë të rikuperojnë 1 miliard dollarë që Dos Santos dhe bashkëpunëtorët e saj pretendohet se i detyrohen shtetit.

“Isabel dos Santos akuzohet për keqmenaxhim dhe përvetësim të fondeve gjatë mandatit të saj në Sonangol,”- Pitta Gros në një konferencë shtypi mbrëmjen e së mërkurës. “Gjithashtu po akuzohet për pastrim parash dhe falsifikim të dokumenteve, mes krimeve të tjera ekonomike.”

Autoritetet e Angolës do të kryejnë një hetim penal për të përcaktuar nëse ajo duhet të akuzohet zyrtarisht.

Gjithashtu 5 persona të tjerë janë të dyshuar në këtë rast dhe një prej tyre është Ribeiro da Cunha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura