“Ishte ideja e tij të bënim seks, vetëm atë kam pasur”, 10-vjeçari la shtatzënë vajzën 13-vjeçare, mjeku: E pamundur, është i papjekur seksualisht

| 16:04
SHPËRNDAJE

Një 10-vjeçar rus që dyshohet se la shtatzënë një vajzë 13-vjeçare është shumë i papjekur seksualisht për të prodhuar spermë, tha mjeku që e ekzaminoi.

Sidoqoftë, vajza këmbëngul se nuk ka pasur asnjë partner tjetër dhe fjalët e saj janë besuar nga një psikolog në Rusi.

Me lejen e prindërve, të dy fëmijët u shfaqën në një emision.

Por historia e tyre ka shkaktuar polemika të thella në Rusi.  Djali dhe prindërit e tij ranë dakord për ekzaminimin e tij mjekësor dhe rezultatet iu zbuluan miliona shikuesve kur fëmijët, Ivan e Darya, ishin jashtë studios.

Megjithë raportet e përhapura që Ivan la shtatzënë Daryan, emisioni On Air Live me prezantues Andrey Malakhov solli në studio mjekun Evgeny Grekov, një ekspert në urologji dhe andrologji, i cili mohoi se djali mund të ishte babai.

“Ne i kontrolluam rezultatet e laboratorit tre herë, kështu që nuk mund të ketë ndonjë gabim. Nuk mund të ketë qeliza sperme. Ai është akoma fëmijë. Madje nuk ka as asnjë testosteron. Ai ende ka organe seksuale fëminore. Puberteti nuk ka filluar. Prandaj kemi shumë pikëpyetje.”

Ndërsa një televizioni Rossiya 1 mori dëshminë e një fqinji në Zheleznogorsk, i cili tha se vajza kishte një partner tjetër më të madh.

“Natyrisht, dikush tjetër e bëri këtë. Thjesht duan t’ia ngecin djalit,”– u shpreh fqinji.

Por Darya e mohoi duke u thënë shikuesve: “Ishte ideja e Ivan të bënim seks. Ai e mbylli derën me çelës që të mos vinte mamja e tij. Kisha pak frikë se mos do të ishte e dhimbshme. Ishte vetëm pak dhe atëherë gjithçka ishte normale. Ishte pak e turpshme, ne thjesht u fshehëm nën batanije. Nuk e mendoja se në moshën 10 vjeçare ai mund të bëjë gjëra të tilla … Mendova se asgjë nuk do të ndodhte.”

Psikologu Denis Davydov tha kur Darya u mor në pyetje nëse kishte qenë me ndonjë tjetër, ajo dha një “kundërshtim të mprehtë”.

“Kjo më jep të drejtën të them se ajo nuk kishte kontakte me djem ose burra të tjerë, kishte vetëm Vanya si partner,“- pohoi ai.

Djali u pyet nga Malakhov nëse e dinte kur po puthej me  Daryan, se mund të çonte në pasoja të tilla?

Ai u përgjigj: “Unë nuk kam menduar për këtë”.

Kur u pyetën nëse fëmija mund të jetë i dikujt tjetër, Ivan tha: “Kjo nuk mund të ndodhë.”

Vajza dhe nëna e saj dëshirojnë ta mbajnë fëmijën, por është shumë herët për një test ADN-je mbi fëmijën.

Nëna e Daryas, Elena, 35 vjeç, tha: “Nuk e kuptoj si ka nodhur. Nuk mund ta besoj.”

Nëna e djalit, Galina, tha se është e bindur që djali po thotë të vërtetën.

 

Te lidhura

Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.