“Ishta shaka”- Lihen të lirë 3 të miturit e arrestuar për abuzim seksual me shokun e tyre të klasës ndërsa ishin në ekskursion

Apr 8, 2024 | 12:32
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pelion, Greqi pasi nxënësit e një gjimnazi janë akuzuar se kanë abuzuar seksualisht me shokun e tyre të klasës, teksa kanë qenë në ekskursion në Janinë.

Abuzim

Padia u ngrit për njërin nga 15-vjeçarët e përfshirë në ngjarje, ndërsa dy të tjerë akuzohen për bashkëpunimi.

Gjykimi i çështjes është caktuar të mbahet me 21 nëntor 2024 në Gjykatën për të Miturit  në Volos.

Sipas gegoonota.news tre të miturit pasi kanë kërkuar falje në institucionet e drejtësisë, janë lënë të lirë.

LEXO EDHE: E rëndë në Greqi/ Ekskursioni kthehet në tmerr për 15-vjeçarin, abuzohet seksualisht nga shokët e klasës

Kujtojmë se gjithçka nisi me denoncimin e babait të nxënësit 15-vjeçar në Drejtorinë e Policisë së Pelionit Jugor, se djali i tij ishte viktimë e abuzimit seksual nga shokët e klasës pas mesnatës së të premtes së kaluar (04.06.24).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura