E rëndë në Greqi/ Ekskursioni kthehet në tmerr për 15-vjeçarin, abuzohet seksualisht nga shokët e klasës

Apr 8, 2024 | 9:12
SHPËRNDAJE

Një gjimnazist nga Pelioni ka përjetuar tmerr, pasi është abuzuar seksualisht nga shokët e klasës  gjatë një ekskursioni 3-ditor në Janinë.

Greqi

Babai i viktimës ka bërë denoncimin në komisariat sapo është njoftuar nga djali i tij për atë që ka ndodhur.  Sipas asaj që ka denoncuar babai, ngjarja tronditëse ka ndodhur pas mesnatës së të premtes së kaluar (06.04.24), kur nxënësit e gjimnazit janë kthyer në hotel, ku po qëndronin me shokët dhe mësuesit që morën pjesë ne ekskursion.

Siç ka denoncuar babai në polici, djali i tij 15-vjeçar, teksa flinte, është zgjuar dhe ka parë pranë dhe në shtrat autorin 15-vjeçar dhe një nxënës tjetër.

Nxënësit e tjerë të ndodhur në atë dhomë nuk kanë ndërhyrë, por kanë qeshur me aktet e shëmtuara ndaj viktimës.

Menjëherë u njoftua Prokurori i Shërbimit për të Mitur si dhe prindërit e autorëve të mitur, ndërsa tre 15-vjeçarët u arrestuan. Prindërit e autorëve të mitur nuk u arrestuan, ndërsa drejtoresha e shkollës së mesme u thirr për t’u marrë në pyetje.

Viktima do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura