Ishin dënuar me burg për vepra të ndryshme penale, policia u vë prangat dy të rinjve

Mar 20, 2020 | 15:48
SHPËRNDAJE

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy të einj pasi ishin denuar me burg per vepra te ndryshme penale. 

arrestim-1-640x425

Ne njoftimin per media behet e ditur se te arrestuarit jane I.P., 28 vjeç, banues në Vlorë dhe K.V., 24 vjeç, banues në Sarandë.

Njoftimi i policise: 

Vlorë

Policia ka ndaluar shtetasin në kërkim I.P., 28 vjeç, banues në Vlorë.
Policia ka bërë kapjen dhe ndalimin e tij pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar 28 vjeçarin me 2 muaj burgim, për veprën penale të vjedhjes.

Himarë

Policia ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim K.V., 24 vjeç, banues në Sarandë.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë e ka dënuar 24 vjeçarin me 1 muaj e gjysëm burgim, për drejtimin e automjetit në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura