Ish-zonja e parë e Francës: Do ta vrisja Sarkozy nëse do të më tradhtonte!

Jan 7, 2018 | 15:49
SHPËRNDAJE

Në fakt, me shumë gjasë, ish-presidenti Nicolas Sarkozy do kishte vdekur me kohë nëse deklarata e bashkëshortes së tij do të ishte e njëmendtë, por më poshtë po sjellim deklaratën e Carla Brunit, ish-modeles këngëtare, që ka qenë e ftuar në “Canale 5”, për të thënë ca “të vërteta”…bruni-xlarge_trans_NvBQzQNjv4Bqq5GaWf78_tHStV5AJvA3Vz6Kj28GHXiqatFh_6Lye-g

Kanë kaluar thuajse 10 vite nga shkëndijat e para të një prej historive më të bukura të dashurisë, që “do të trondiste” jo vetëm Champs Élysées, por do të kishte ndikim edhe në arenën politike. Një histori emocionuese, që do të komentohej gjatë në media për t’u kurorëzuar më pas në martesë, nga e cila do të lindte edhe një vajzë Giulia (Xhulia).ss-081112-bruni-mw01.today-ss-slide-desktop

E ftuar së fundmi në programin “Verissimo”, ish-Zonja e Parë e Francës ka folur lidhjen me Nicolas dhe familjen. “Jam e dashuruar me të njësoj si herën e parë që u takuam. Për mua është burri i ëndrrave, njeriu me të cilin mësova të jem e lumtur dhe të krijoj familjen, që kam dëshiruar gjithnjë.

E dua aq shumë, aq sa do ta vrisja nëse do të merrja vesh se do të më tradhtonte”, shtoi duke buzëqeshur ish-vajza e njohur e pasarelave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura