Ish-presidenti: Donald Lu nuk flet pa prova serioze, urdhrin për lirimin e Tahirit e dha…

May 30, 2018 | 15:07
SHPËRNDAJE

Ish-presidenti Bujar Nishani, duke iu rikthyer denoncimit te rende qe beri ambasadori amerikan ne vendin tone, Donald Lu, nje dite para se gjykata te linte te lire ish-ministrin e Brendshem, Tahiri, shkruan sot se “lirimin e Sajmir Tahirit e vendosi Kryeministri dhe maxhoranca e tij parlamentare që në momentin kur bllokuan kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit që të kishin mundësinë të mblidhnin provat e nevojshme në banesën e ministrit”.

nishani

BUJAR NISHANI 

Ambasada e SHBA në Tiranë paralajmëroj dhe denoncoj një ditë përpara gjyqit të ish Ministrit të Brendshëm se kërcënime, shantazhe dhe rryshfete, po përdoreshin për ta liruar nga arresti ish-ministrin.
Ky denoncim i Ambasadës u verifikua ekzaktësisht pas nje seance flesh të gjykatësve në veting.
Të gjithë shqiptarët normalë nuk është se kishin ndonjë dyshim në atë denoncim të Ambasadës, pasi Qeveria e SHBA është qeveria mike më e angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri.
Institucionet ligjzbatuese të SHBA janë institucionet më të afta dhe më të specializuara në hetimin e trafikut të drogave dhe grupeve të trafikantëve.
Për më tepër kjo Ambasadë nuk flet pa patur prova serioze.
Natyrisht prova që nuk i merr nga laboratori imagjinar i Kryeministrit të Shqipërisë.
Por edhe njëherë, si në të gjitha skandalet e mëparshme të kësaj qeverie, propaganda e agjitatorëve të qeverisë nisi tentativën të përgënjeshtrojë apo deformojë deklaratat e Ambasadës së SHBA.
Sipas agjitatorëve të qeverisë ndërhyrjet, kërcënimet dhe ryshfetet e dhëna për pengimin e ligjit ndaj ish Ministri të Brendshëm mund të jenë bërë nga opozita !!!!
Më qesharakë nuk ka se si bëhen.
Por në fakt nuk është aspak thelbi i kësaj situate ky lloj sharlatanizmi.
Thelbi është se lirimin e Sajmir Tahirit e vendosi Kryeministri dhe maxhoranca e tij parlamentare që në momentin kur bllokuan kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit që të kishin mundësinë të mblidhnin provat e nevojshme në banesën e ministrit.
Prova që më pas shqiptarët i panë të hargaliseshin rrugëve të Shqipërisë ndër makinat e fëmijve të oligarkëve të Rilindjes, në prerje 100-she dhe 500-she.
Lirimin e Sajmirit e paralajmëroj Agron Xhafaj gjatë muhabetit me mikun e tij Babalen,… “ ata në Itali, janë zbërthyer fare vëlla”, i thoshte Xhafaj Babales.
Ndaj masat duheshin marrë seriozisht, me çdo kusht e çmim mbi kurrizin, imazhin dhe fatin evropian të vendit.
Kjo nuk është aspak një çështje procedurjale, siç kërkojnë t’jua shesin shqiptarëve, agjitatorët e oborrit qeveritar.
Nën masë arresti apo ndjekje të lirë,
me arrest në burg apo në shtëpi e përcakton qartë kodi procedures penale në varësi të plotë nga rrezikshmëria e kompromentimit dhe ndikimit të hetimit si dhe lloji i veprës penale për të cilën është ngritur akuza.
Por ajo që bën diferencën nuk është proçedura e parashikuar nga ligji por urdhëri dhe pushteti që ka Maliqi.
Ajo që tregon kapjen e sistemit dhe modelin e pandëshkueshmërisë edhe për krime të rënda e flagrante (lëre pastaj për vjedhjet e sofistikuara), nuk është thjesht denoncimi amerikan por fuqia e vërtetë që kanë mbi pushtetin Habilajt, Xhafajt dhe “babalet” e këtij vendi.
Kushdo qytetar tjetër i këtij vendi, nga veriu në jug që do kishte një akuzë të tillë nga Prokuroria do ishte mbyllur në qeli që ditën e parë e do ishte harruar aty brënda.
Për të inkriminuarit e Rilindjes nuk ka ligj, rroftë Maliqi !

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura