Ish-ministri Naço kundër Manjanit: Nazime Visha s’mund të falej me atë vepër penale

Apr 27, 2016 | 9:17
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço ka deklaruar sot se Nazime Visha nuk mund të falej me atë vepër penale për të cilën ishte dënuar.

nasipiI ftuar në emisionin “Ditë e Re” në Ora News, Naço tha se i ka dërguar presidentit dy kërkesa për Nazime Vishën, por ai sqaroi se nuk mund të amnistohej me atë vepër penale.

“Në rastin e mriatimit të ligjit në Kuvend, unë e kam votuar kundër si deputet sepse shikoja që i kufizoheshin kompetencat presidentit. Nëse i referohemi Kodit Penal kemi parasysh që çdo gjyqtar për shkak të përcaktimeve të bëra në kod mund të ulë masën e të dënuarit dhe Presidenti i ka pasur duart e lira për shkak të ligjit dhe në rastin në fjalë kam bërë dy kërkesa. Në kërkesën e parë i kam kërkuar Presidentit të aplikojë drejtpërdrejt Kushtetutën, sepse po të ishte për ligjin nuk duhej të falej. Presidenti ma ka kthyer kërkesën mbrapsht dhe herën e dytë kërkesa ka qenë në përputhje me ligjin dhe qëndrimi im ka qenë që e dënuara në fjalë nuk duhej të falej për shkak të leximit që i kam bërë unë ligjit për faljen, dikush tjetër e ka lexuar ndryshe”- tha ai.

Sipas Naços, po të ishte për shkak të ligjit nuk duhej të falej kjo e dënuar sepse ligji e ndalonte.

“Mos gaboj akuza ndaj saj ka qenë vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje dhe neni 5 apo 6 nuk lejon rastet e faljes në këtë lloj akuze. Prandaj i jam drejtuar Presidenti qoftë për ta çuar ligjin në gjykatë për intepretim dhe pastaj kam shprehur mendimin tim negativ që kjo e dënuar mos të falet, sepse në të kundërt do të shkelesh ligjin”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura