Ish-ministri bën dallimin nga Tahiri te Xhafaj: Më pak mall për më shumë para

May 15, 2018 | 9:04
SHPËRNDAJE

Ish ministri i Drejtesise nuk e ka kursyer ironine therese teksa ka bere dallimin mes ish ministrit te Brendshem, Tahiri dhe aktualit, Xhafaj.

manjani-655x356

Postimi i Manjanit 

Meqë jemi tek loja “gjeni dallimin”.

Nga koha e Sajmirit tek koha e Xhafës ka dallim, pa dyshim. Dallimi është sasior dhe cilësor.

Nga kanabis kaluam tek Kokaina dhe
heroina!

Ska më tonelata, mjaftojnë disa kilogramë….

Ska më thasë të mëdhenj e batanije, sot trafikohet me qeska dhe me banane…

Më pak mall për më shumë para…

Pra ndryshime në sasi dhe cilësi!

Por ka një të përbashkët: të dyja kohërat janë KOHA E RAMËS!

Rilindasi që ndryshoi ngjyrën e hartës së Shqipërisë nga jeshil në të bardhë…

Na rroftë Rekomandimi!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura