Ish-mesfushori i Partizanit pranë akordit me klubin italian: Futbolli në Shqipëri është në nivel të lartë

Feb 8, 2018 | 14:36
SHPËRNDAJE

Xhovani La Kamera, pas largimit nga Partizani, ka mbetur lojtar i lirë dhe ende nuk ka gjetur ekip, ndonëse thuhet se është shumë pranë Xhian Erminës në Serinë C.

La Kamera

Në një prononcim për mediat italiane, ish-mesfushori i kuq e quan pozitive aventurën te Partizani. “Nuk jam penduar që u largova nga Italia, pasi luajta në elitën e futbollit shqiptar. Edhe pse me një mentalitet tjetër, futbolli në Shqipëri është në nivel të lartë”, u shpreh Xhovani La Kamera për “Tuttomercatoweb”.

34- vjeçari ishte nga të besuarit e trajnerit Mark Iuliano dhe u mendua se eksperienca e tij do t’i vlente shumë Partizanit. Por La Kamera nuk arriti të bënte dallim dhe u largua me ardhjen e Starovës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura