Ish-banorja flet për eksperiencën në ‘Big Brother’: “Më ka shkatërruar jetën”

Oct 3, 2019 | 14:10
SHPËRNDAJE

Ajo ishte një nga banoret e spikatura në ‘reality show-n’ e famshëm ‘Big Brother’. Lidhja e Fjorentina Halilit me Olsin, si brenda dhe jashtë shtëpisë u përfol jo pak në media dhe rrjetet sociale.

“Më ka shkatërruar jetën!” janë fjalët e shruajtura në një nga postimet e Fjorentinës në ‘Instagram’. Dhe nuk e ka fjalën për ish-partnerin e saj, Olsin por pikërisht për ‘Big Brother’.

Pas kaq kohësh, ajo ka një mendim për këtë ‘reality show’ që duket se nuk e ka shprehur më parë.

Ky pohim ka ardhur nga pyetja që asaj i është bërë në ‘Instastory’ nga një fans:

“A mendon që ‘Big Brother’ ishte një mundësi e mirë për ty që të arrije këtu ku je? Mendoj se Bigu më ka shkatërruar jetën”, përgjigjet Fjori.

  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura