Inxhinieri ndërton “kostumin robot” për të birin e paralizuar! Shikoni se si i riu mund të ecë sërish

Jul 27, 2021 | 20:53
SHPËRNDAJE

a4047cc88a601cf0257b716fde4c0b80c88a822d

Një inxhinier francez ka ndërtuar një “kostum robotik” për djalin e tij të paralizuar që t’i mundësojë të ecë sërish.

16-vjeçari Oscar i cili është në karrige me rrota, do të mund të ecë për disa orë në ditë falë këtij kostumi.

Ai duhet ta veshë kostumin e më pas duhet ta aktivizojë përmes zërit, kur i riu thotë “Ngrihu robot”.

Inxhinieri francez, Jean-Louis punonte në një kompani teknologjish e cila prodhon kostume të tilla.

Në shumë shtete, ato përdoren në spitale për të ndihmuar pacientë të ndryshëm, por ende nuk është hedhur në treg për përdorim individual.

Kostoja e një kostumi të tillë është 150 mijë euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura