Investigimi nxjerr “zbuluar” Lionel Mesin, luksi i argjentinasit ndot planetin

Oct 1, 2022 | 19:17
SHPËRNDAJE

Ndryshimet klimatike në planetin tonë janë gjithnjë dhe më evidente, me temperaturat mesatare që rriten dhe ngjarjet katastrofike që shkatërrojnë gjithnjë e më shumë zona të mëdha në pjesë të ndryshme të botës. Ka nga ata që propozojnë zgjidhje gjithnjë e më të gjelbra dhe një ulje të qartë të emetimeve të CO2 që lejojnë të paktën të ngadalësojnë këto ndryshime.

306722679_474666351265474_410577869647527629_n

Por ka edhe nga ata që për të bërë jetë komode, nuk kursehen në udhëtime të shumta me avion privat. Fjala është për Lionel Mesin, i cili sipas një investigimi të “L’Equipe”, me udhëtimin e tij të shpeshtë ajror në vetëm tre muaj do të kishte lëshuar të njëjtën sasi CO2 që do të lëshonte një njeri normal në 150 vjet.

Nga 1 qershori deri më 31 gusht janë kryer 52 fluturime nga avioni privat i Lionel Mesit. Sipas “L’Equipe”, rreth 30 nga fluturimet e kryera nga avioni i “Pleshtit” ishin ndërkontinentale, nga të cilat 14 ishin transatlantike dhe shkaktuan nivele ekstreme të emetimeve të dioksidit të karbonit.

sdfsdfsdfsdfdsfdsfdsf

Në fakt, shkarkimet totale të avionit do të ishin 1502 tonë, ekuivalenti i asaj që një njeri normal do të krijonte në 150 vjet. Harta e publikuar nga gazeta franceze nxjerr në pah një sërë udhëtimesh mes Argjentinës dhe Shteteve të Bashkuara, 5 prej të cilave midis Buenos Aires dhe Majamit.

Lajmi i ardhur në një kohë kur çështja mjedisore debatohet thellë dhe ka ngjallur shumë polemika sociale, veçanërisht te ambientalistët, pasi njerëzit si Mesi mendohet se duhet të jenë shembull për ta mbrojtur dhe jo për ta ndotur planetin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura