INTERVISTA/ “Kosto më e lartë, është ajo e mosveprimit” – Flet ish-deputetja e PD: Qeveria e vonuar me masat financiare. Si duhet ta përballojë “pandeminë-ekonomike”

Mar 18, 2020 | 15:56
SHPËRNDAJE

Ish-kryetarja e Komisionit të ekonomisë, njëkohësisht ish deputete e PD-së, Jorida Tabaku, akuzon qeverinë se është e vonuar në marrjen e masave financiare për përballimin e dëmeve ekonomike që po shkaktojnë masat e marra për moshapjen e COVID-19. 

joridatabaku

Sipas Tabakut do te mjaftonte anulimi i koncesioneve të panevojshme për të perballuar faturën e dëmit te shkaktuar nga “pandemia-ekonomike”. Sakaq në një intervistë për gazetën “Panorama”, tabaku ironizoi kryeministrin Rama duke thënë se me gjas ai është fuke pritur ndihmat financiare nga ndërkombëtare në një kohë që Koronavirus është përhapur thuajse në të gjithë shtetet.

Intervista e plotë: 

Pyetje: Znj. Tabaku, si shumë shtete të tjera edhe Shqipëria është prekur nga COVID 19. Si pasojë qeveria ka urdhëruar mbylljen e thuajse të gjitha bizneseve, përjashtojmë këtu furrat e bukës, farmacitë e marketet. A ka PD një faturëtë përafërt se sa është dëmi ekonomik për një muaj nëse do vazhdojmë me këto masa? 

Jorida Tabaku: Qeveria ka qenë e vonuar jo vetëm në masat që duhet të ndërmerrte për Coronavirus në fushën e shëndetit publik por edhe për masat që duhet të marrë në aspektin e financave publike. Vonesa të tilla janë të pa tolerueshme për një qeveri në kushtet e tilla. Të gjithë jemi dëshmitarë që kjo mazhorancë kishte mbi dy muaj kohë të përgatitej për ardhjen e kësaj pandemie, mirëpo masat e marra ishin qesharake megjithëse kryetari i opozitës bëri thirrje disa herë për tëmarrë masat. Qeveria u kujtua vetëm në çastet e fundit për tëmarrë disa masa që më shumë ishin të marra në nxitim e sipër se sa të mire menduara.

Edhe në raport me ekonominë kjo qeveri është prapë e vonuar dhe pa asnjë plan konkret. Të gjithë e dimë se si operojnë qeveritë. Ato kanë një plan masash që nuk e sajojnë kur ndodh emergjenca por që e implementojë kur duken shenjat e para. Shqipëria nuk ka një plan të tillë as shëndetësor dhe as ekonomik.

Mjafton t’ju kujtoj që qeveria nuk ka ende një plan ekonomik për të kaluar situatën e pandemisë ekonomike që po kaplon vendin. Me gjasë ajo po pret ndonjë ndihmë nga jashtë, por situata aktuale është e tillë që nuk mund të kesh gjithmonëshpresën se dikush do të ndihmojë, duhet t’i përgjigjesh rrezikut që po i kanoset qytetarëve që të kanë votuar. Kjo mazhorancë dhe kjo qeveri po dështon në këtë pikë.

Kosto e mosveprimit të qeverisë është kosto më e madhe se sa kosto e veprimit sot. Fatura nuk mund të jetë më e madhe se sa koncesionet, PPP-të dhe tenderat abuzive që janë dhënë këto vite. Mjafton të anulohen tenderat abuzivë që janëkonfirmuar dhe nga KLSH dhe PPP-të me vlerë 2,2 mld euro dhe është një hap i parë i dobishëm për të përballuar këtë luftë. Shqipëria përpos gjobave ende nuk i ka dhënë zgjidhje një problemi jetik; deklarimit të TVSH-së dhe procedurave tatimore që kanë afatin e fundit tani në mes të marsit. Si do të paguajnë bizneset detyrimet e tyre, pagat e tyre qiratë e tyre? Kësaj pyetje nuk mund t’i përgjigjesh me tele-psikologji çdo dy orë.

biznese

Pyetje: Sektori i bareve, restoranteve zënë një vend tërëndësishëm sa i përket punësimit në shqipëri, tashmë me urdhër këto biznese janë mbyllur. Në informacionet e PD, a kanë pronarët e këtyre bizneseve për të paguar pagat e punojësve të tyre në kushtet që janë mbyllur tëpaktën deri më 3 prill? Cfarë mase mund të merren për tëmos lejuar falimentimin e tyre dhe njëkohësiht për tëmos nxjerrë mijëra shqiptar në rrugë? 

Jorida Tabaku: Ne kemi propozuar disa masa që mund të ndërmerren për tëndihmuar ekonominë dhe këtu kam parasysh biznesin, familjarët dhe qytetarët. Shtyrjen e afatit të pagesës së taksave dhe tatimeve, heqjen e kamatëvonesave, shtyrjen e pagesës sëdritave dhe ujit, heqjen e taksës së pronës. Këto janë disa masa që nuk i kushtojnë kurrgjë qeverisë dhe mazhorancës, ka formula të mundshme që mund të përdoren për të paguar me vonesë taksat e këtij viti sikundër ka fonde dhe hapësira fiskale për t’i dhënë frymëmarrje biznesit dhe qytetarëve.

Ju me të drejtë pyesni për pagat. Një biznes duhet të paguajë edhe qiranë por edhe pagat. Nëse nuk paguan asnjë prej tyre rrezikon që një individ mos të ketë të ardhura që të pagojë shtëpinë e tij me qira, kredinë e tij apo të mos ketë të ardhura për të blerë ushqimet apo ilaçet. Në një kohë kur qeveria i mbledh të ardhurat dhe tatimet, në fund të muajit çdo qytetari apo biznesi do t’i vijë fatura e ujit dhe dritave me taksat respektive, të cilat nëse nuk paguhen do të kalojnë nëkamatëvonese.

A ka menduar qeveria për këto? A ka menduar qeveria për kostot shtesë në ato pak sipërmarrje që prodhojnë apo fermerët që prodhojnë në fshat do të kenë? Me sa shohim nuk e ka menduar dhe as po e mendon. PD ka dërguar në dyert e qeverisë dixhitale mbi tre herë ofertat për të nisur një program shpëtimi dhe anti-pandemi ekonomike. Do qe e udhës që dikush që nuk di si zgjidhen këto punë të paktën të ketëmirësinë të dëgjojë.

Pyetje: Agjencitë turistike dhe ato të transportit janë më të prekurat nga kjo situatë. Keni propozime konkrete ju për të shpëtuar këto biznese? 

Jorida Tabaku: Do të duhej të subvencionohen këto agjenci dhe mbi të gjitha për të lehtësuar pagesat e tyre në raport me taksat dhe tatimet. Duhen ndërmarrë politika fiskale dhe ekonomike në shërbim të bizneseve që kjo periudhë të mos të rëndojë në bilancet e tyre. Duhet të kuptojmë që ekonomia e tregut nis nga një individ në shërbim të të gjithëve.

Shumë shqiptarë janë të punësuar sezonalë me kontrata sezonale në këto agjenci, pasi janë ciceronë për turistët e huaj. Ata jetojnë me këtë punë ndaj duhet menduar dhe për kontratat e tyre dhe për jetesën e tyre. Në Itali qeveria ka marrë përsipër që t’i paguajë 9 javë pagat e tyre përmes asistencës dhe rreth 50% të pakës apo kuponin për të punësuarit që do qëndrojnë në shtëpi.

Pyetje: Në propozimet e bëra deri më tani nga PD thuhet se qeveria duhet të përjashtoj nga pagimi i konyributeveshoqerore për 3 muaj të bizneseve. Ndërkohë ne dimë qëkontributet që paguhen sot për te punësuarit shlyejnpensionet e të moshuarve, si do ti sigurojë shteti këto para? 

Jorida Tabaku: Qeveria ka dhënë mbi 2,2 mld euro PPP projektet e të cilave janë aspak eficente sipas jo vetëm opozitës por edhe FMN. Këto projekte kanë dobësuar fuqinë e buxhetit dhe kanë ulur manovrat e mundshme të qeverisë. Nëse qeveria anashkalon PPP-të fiton rreth 120 mln euro ne vit, se anashkalon projektet e inceneratorëve ka një vlerë prej mbi 200 mln euro. Të mos flasim pastaj për projektet e ligjeve PPP si rruga Orikum-Dukat apo Milot-Balldren që kapin shifra marramendëse dhe që sot për sot nuk janë të domosdoshme nëkushtet që është Shqipëria. Paratë janë aty, qeveria duhet tëketë vullnetin politik për të ndërmarrë këto hapa të mëdha.

qytetare

Pyetje: Sa është Barra financiare për shtetin nëse e marrim të mirëqënë se i implementon të gjitha propozimet e PD?

Jorida Tabaku: Më bëri përshtypje editoriali i Financial Times që e krahason një qeveri që shqetësohet për financat publike në një moment të tillë është perverse dhe kundër produktive. Kjo fjali i drejtohet qeverive që kanë vrarë mendjen për të qenëdorështrënguar në kohë të tjera, pasi ne e dimë që qeveria jonëka qenë dorështrënguar me nevojtarët dhe dorëlëshuar me oligarkët. Ndaj mendoj që nëse sot flasim për të ardhmen kur nuk ke të tashme është më shumë se perverse për një qeveri si e jona.

Vlera aktuale e PPP-ve është sa 13.3% e GDP-së të vitit 2017, Britania e Madhe që nuk ka shpallur ende karantinën por ka zgjedhur një metodë tjetër ka rritur buxhetin me rreth 30 mldpaund. Italia sapo ka disbursuar një plan ekonomik 25 miliardë euro në shërbim të luftës ndaj pandemisë së virusit COVID-19 dhe pandemisë ekonomike. Gjermania ka ndërmarrë një nismë buxhetore duke lehtësuar kreditë dhe duke premtuar mbështetje monetare për bizneset e saj, SHBA gjithashtu ka kaluar një ligj para dy ditësh. Presidentja e BE-së, zonja Von der Leyen, ka premtuar heqjen e tavaneve dhe miliarda euro në shërbim të qytetarëve. Po Shqipëria?

Shqipëria mundet fare mirë të pezullojë pagesat koncesionare dhe PPP-ve për këtë vit dhe njëkohësisht të rishikojë buxhetin duke pompuar më shumë para në ekonomi. Duhet kuptuar qëmund të merren masa fiskale si ulja e taksave, ulja e të tatim fitimit apo dhe TAP. Me pak fjalë ka disa mekanizma që mund të përdoren dhe mbi të gjitha vlera prej 2,2 mld eurosh nëformë PPP-je mund të kalojë pjesërisht apo gjysma e saj nëkëtë rishikim buxheti. Ekonomia Shqiptare ka nevojë për mëshumë se kaq, por këto janë hapat e parë që mund tëndërmerren nëse qeveria ka vullnet për të mos përhapur pandeminë e virusit në një pandemi ekonomike.

*Pergatiti intervisten gazetari Mariglen Kume 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura