Intervista e Gumit në ‘Panorama’,Braçe:Përgjimet, mbështetur në ligj kriminal. Ndryshim urgjent

Oct 13, 2014 | 12:58
SHPËRNDAJE

Faqja e pare e gazetes “Panorama”

TIRANE-Deputeti socialist Erjon Brace ne nje reagim pas intervistes qe Viktor Gumi, ish deputet i PD-se, ish- anetar i Komisionit te Ligjeve ka dhene sot per gazeten “Panorama”, e ka quajtur ate “deshmine me te rende per procesin kriminal ligjberes ne Kuvend, ne vitin 2012, ne rastin e ligjit per pergjimin e komunikimeve telefonike, posacerisht ne aspektin parandalues”. 

Brace thekson se duhet urgjentisht ndryshimi i ligjit dhe kthimi i tij ne standardin evropian, qe mbron lirite dhe te drejtat e qytetareve!!

Ne nje reagim ne profilin e tij ne FB, Brace shkruan se paranoja e Berishes per te pergjuar cdo kundershtar e mbeshtetur ne nje ligj kriminal kunder lirive dhe te drejtave te njeriut. 

“E drejta e pakufizuar e 29 institucioneve per te pergjuar gjithkend e pa asnje garanci ligjore, vijon te jete ne fuqi dhe kercenon shume rende te drejtat dhe lirite e cdo shqiptari apo te huaji ne kete vend”- shkruan Brace.

Sipas tij, pertej ndjekjes ligjore penale ndaj cilitdo qe eshte perfshire ne krimin e pergjimeve, duhet urgjentisht ndryshimi i ligjit dhe kthimi i tij ne standardin evropian qe mbron lirite dhe te drejtat e qytetareve!!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura