Iniesta, lojtari më i mirë i vitit në Europë

Aug 31, 2012 | 14:48
SHPËRNDAJE
Andres Iniesta

Andres Iniesta ka fituar çmimin “Lojtari më i mirë i vitit në Europë” për sezonin 2011-2012. Çmimi që jepet nga UEFA i është dorëzuar lojtarit spanjoll në Montekarlo pas hedhjes së shortit të Ligës së Kampionëve. Mesfushori i Barcelonës fitoi Euro 2012 me Spanjën dhe ky titull e ndihmoi të merrte çmimin para argjentinasit Leo Mesi dhe portugezit Kristiano Ronaldo. Edicioni i parë i këtij çmimi u fitua pikërisht nga Mesi, vitin e kaluar. “Lojtari më i mirë i vitit UEFA” zgjidhet me votat e gazetarëve dhe analistëve në kontinentin europian. Por, mësohet (jo zyrtarisht) se nga Shqipëria nuk ka votuar asnjë gazetar. Iniesta ka qenë edhe kandidat për çmimin “Topi i Artë” para një viti së bashku me dy shokët e tij të skuadrës, Mesi dhe Ksavi, por edhe pse fitoi Botërorin 2010, pikërisht falë golit të tij, ai nuk arriti që të merrte çmimin më prestigjioz në botën e futbollit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura