Infermierja zbulon papritmas se ka fituar 3 milionë dollarë pasi lexoi një email rastësor në dosjen “Spam”

Jan 24, 2022 | 23:51
SHPËRNDAJE

Një infermiere nga Michingani, zbuloi në spam-in (postën e padëshiruar) të emailit të saj se kishte fituar një lotari prej 3 milionë dollraësh.

lotaria

55 vjeçarja nga Oakland County tha se bleu një biletë në internet përpara shortit të 31 dhjetorit dhe disa ditë më vonë, po fshinte disa emaile nga posta e padëshruar kur zbuloi se ishte dita e saj me fat. Laura Spears, përputhej me pesë numrat fitues 2, 5, 30, 46 dhe 61 në një vizatim të Vitit të Ri me vlerë 1 milion dollarë. Çmimi i saj u trefishua në 3 milionë dollarë falë një bonusi të quajtur “Megaplier” pasi ajo derdhi 2 dollarë shtesë për të shumëfishuar fitimet e saj.

“Ai ishte momenti kur pashë një email nga Lotaria që thoshte se kisha fituar një çmim. Nuk mund ta besoja atë që po lexoja, kështu që u futa në llogarinë time të lotarisë për të konfirmuar mesazhin në email. Gjithçka është ende aq tronditëse për mua sa kam fituar vërtet 3 milionë dollarë.” u tha ajo zyrtarëve të Lotarisë së Michigan-it.

Pas marrjes së çmimit, ajo tha se planifikon të ndajë pasurinë e saj me familjen dhe të “dalë më herët në pension”. Të dhënat në internet tregojnë se ajo punon si infermiere.

“Patjetër që e shtova Lotarinë e Miçiganit në listën time të mesazheve të rëndësishme në email, në rast se kam fatin të marr një email tjetër për një çmim të madh”, tha Spears.

laura-family

Xhekpoti i “Mega Millions” u fitua për herë të fundit më 22 tetor 2021, kur një familje në Lake Havasu City, fitoi 108 milionë dollarë. Xhekpoti aktual është 376 milionë dollarë me shortin e radhës të vendosur të martën.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura